Edukimi Qytetar
Edukimi Qytetar është përgatitja e individëve për të marrë pjesë si qytetarë aktiv në Demokraci. Qytetaria Aktive i referohet marrdhënies midis individëve dhe shtetit, si edhe ndërmjet individëve të një shteti. Qytetaria nuk është diçka që ndodh vetë. Ajo mund të zhvillohet vetëm kur një numër i konsiderueshëm njerëzish, kanë dëshirën të shërbejnë si qytetarë për të qeverisur veten e tyre. Edukimi Qytetar nuk është vetëm të mësojmë se si të jemi qytetarë të mirë tani, por edhe si të praktikojmë qytetarinë tonë, dhe të jemi qytetarë më të mirë në të ardhmen.
Qytetaria jonë pasqyron se kush jemi, si jetojmë me njëri tjetrin dhe ç'farë njerëzish do të jenë femijët tanë në të ardhmen. Koncepti ynë për qytetarinë tregon se si ndërveprojmë me qytetarët e tjerë dhe vizionin tonë për shoqërine ideale. Qytetarët ndryshojnë nga njëri tjetri sipas kulturës, besimit, gjinisë, pjesëmarrjes qytetare, përkatesisë komunitare, etj. Në një shoqëri demokratike qytetarët kanë përgjegjësine kryesore për t'u angazhuar në jetën publike. Mësuesit dhe të rinjte kanë detyrimin të promovojnë barazi, drejtësi, respektin për të tjerët dhe pjesëmarrjen në demokraci. Këto parime duhet të jenë pjesë e edukimit në shkolla dhe në familjen e secilit. Edukimi Qytetar është një qëllim i përbashkët i të rinjve, mësuesve dhe familjes. Si çdo fushë tjetër e edukimit dhe Edukimi Qytetar kërkon një sërë aftësish dhe praktikash të cilat, të rinjtë duhet t'i zhvillojnë nëpërmjet angazhimit të tyre në shoqërinë civile dhe në Aksione Sociale.
Edukimi Qytetar është i rëndësishëm, pasi çdo shoqëri ka nevojë që njerëzit të kontribuojnë në mënyrë sa më efektive, në rrugë të ndryshme, për një komunitet më të shëndoshë, për një mjedis më të mirë dhe një zhvillim sa më të qendrueshëm. Përvetësimi i të drejtave dhe përgjegjësive sociale, kontribuon direkt në zhvillimin e një shoqërie pjesëmarrëse dhe vendimarrëse. Eshtë fakt se njerëzit janë më të gatshëm të zbatojnë një ligj për të cilin kanë dhënë edhe kontributin e tyre, sesa një ligj për të cilin nuk kanë marrë pjesë. Eshtë në interes të individit dhe shoqërisë që të drejtat dhe përgjegjësitë qytetare të kuptohen mirë nga të dyja palët, ashtu siç është më mirë që të rinjtë e sotshëm të zhvillojnë aftësitë e tyre prej qytetari dhe të kenë mundësinë t'i praktikojnë tani dhe në shoqërinë moderne. Mundësitë e edukimit qytetar në shkolla dhe në universitete janë një kontribut i rëndësishëm i edukimit qytetar, por një rol të rëndësishëm luan edhe familja, shoqëria dhe praktikimi i qytetarisë aktive.
Të rinjtë vërtet mund të mos e kenë mundësinë të votojnë deri në moshen 18 vjeç, por ata mund të kontribuojnë pozitivisht në komunitetet e tyre. Ata janë qytetarët e sotshëm dhe jo qytetarë në pritje. Të rinjtë duhen inkurajuar të përfshihen në vendim-marrje në shkollën apo komunitetin e tyre, të nxiten të mendojnë për rolin e tyre në shoqëri dhe mundësitë për të ndërrmarë ndryshime.
Qytetaria Aktive është ushtrimi i të drejtave dhe përgjegjësive në komunitetin tonë. Këto përgjegjësi janë:
- Përgjegjësitë Sociale dhe Morale
Që kanë të bëjnë me njohjen. praktikimin dhe respektimin e të drejtave dhe përgjegjësive reciproke.
- Përfshirja ne Aksione Komunitare
Njohja me mënyrat e shërbimit në lagjen dhe komunitetin tonë.
Informimi për institucionet, organizimin e një shteti dhe problemet e demokracisë.
Në shoqërinë tonë vihet re mungesa e të rinjve aktivë, forcë e nevojshme për progresin e një komuniteti. Pak të rinj që kanë dëshirë për të kontribuar në komunitetin e tyre nuk kanë mundesite, metodat dhe informacionin e nevojshëm për të realizuar idetë e tyre. Ky është problemi që Projekti Qytetar synon të zbusë. Projekti synon të pajisë disa grupe të rinjsh dhe të rejash, me njohuritë, aftësitë dhe praktikat që atyre ju nevojiten për të qenë anëtarë aktiv në komunitetin e tyre dhe lëvrues të demokracisë tonë. Kjo do të arrihet nëpërmjet praktikës, “Të mësojmë duke marrë pjesë”. Të rinjtë do të mësojnë se si aksionet e tyre, si votimi, pjesëmarrja, adresimi i problemeve dhe ndërmarrja e aksioneve komunitare, mund ti ndihmojë ata të ndryshojnë gjërat.
Gjatë Projektit Qytetar, të rinjtë do të kenë mundësi të mësojnë aspekte praktike të pjesëmarrjes qytetare. Vetë të rinjtë do të nxjerrin në pah nevojat dhe problemet e komunitetin ku bëjnë pjesë dhe do jenë po ata që do të propozojnë zgjidhjet. Në këtë mënyrë ata do të vënë në praktikë njohuritë e tyre dhe me ndihmën tonë do të kenë mundësi t’i zgjerojnë ato. Projekti do të ndihmojë për evidentimin e të rinjve aktiv, që kanë dëshirë të angazhohen, kanë aftësi organizuese dhe drejtuese.
Përcaktimi i prioriteteve, zbatimi i ligjit si mjet per zgjidhjen e problemeve te ndryshme lokale, transparenca për publikun do jenë fushat në të cilën do aftësohen këta qytetarë aktivë.
Gjatë këtij projekti, të rinjtë do të njihen me praktikat më të mira të punës në komunitet. Ata do të kenë mundësi të trajnohen, të marrin pjesë në projekte që janë duke u zbatuar dhe të kenë informacion të mjaftueshëm mbi çështjet që janë të interesuar. Gjatë këtij procesi ata do të komunikojnë me Pushtetin Lokal, aktorë të ndryshëm të shoqërisë civile, me organizata rinore, mjedisore, komunitare dhe të tjera, tek të cilat do të gjejnë përkrahjen dhe ndihmën e nevojshme për planet e tyre. Nëpërmjet faqjes së Projektit Qytetar, të rinjtë mund të bashkojnë idetë dhe forcat e tyre për të arritur qëllimet që i kanë vënë vetes, nëpërmjet projekteve komunitare, ndërkohë që mund të publikohën njoftime nga pushteti lokal.
Në faqen e Projektit Qytetar të rinjtë do të gjejnë informacion mbi mënyrat për tu përfshirë dhe për të punuar në fushën e rinisë. Do të kenë informacion mbi mënyrat për të hartuar dhe zbatuar një projekt, për të planifikuar dhe organizuar punën me komunitetin, mbi praktikat që ndiqen nga studentët dhe organizatat rinore në vendet më të zhvilluara të Evropës dhe mundësitë e bashkëpunimit me to. Një hapësirë e konsiderueshme do t’i kushtohet transparencës së pushtetit lokal duke i dhënë mundësi publikut të njihet me hapat më të reja të bashkive përkatëse.
Po ashtu do sigurohet që në buxhetin e qeverive vendore të parashikohen fonde dhe për aktivitete që propozohen direkt nga komunitetet.

|